Në kryeqytetin britanik është mbajtur më 6 dhe 7 dhjetor Forumi i 4-t Botëror i Udhëheqjes Muslimane, me temë qendrore të tij, “Roli i udhëheqjes muslimane në rindërtimin e imazhit global të Islamit”.Politikanë, parlamentarë, qeveritarë, studiues, ekspertë, organizma të OKB-së, aktivistë dhe drejtues organizatash joqeveritare kanë qenë të ftuar në aktivitetin e zhvilluar në Londër nën kujdesin e disa institucioneve.Forumi dyditor ka trajtuar çështje kyçe të lidhura me Islamin dhe me muslimanët. Fjalët e mbajtura kanë patur për referencë disa...
Në një atmosferë festive është përkujtuar 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë sonë Kombëtare. Veprimtaria kulturore u zhvillua në sallën e konferencave të fondacionit ALSAR, e organizuar nga grupi i fëmijëve që frekuentojnë qendrën e kurseve të gjuhëve të huaja.Fëmijët gjatë performancës së tyre artistike në këtë veprimtari, prezantuan një program me materiale artistike e letrare të përzgjedhura, gjatë së cilës nxorrën në pah rëndësinë dhe vlerat e kësaj feste, kësaj dite të shënuar për të gjithë ne e cila ka...
U zhvillua në Stamboll nga data 17 – 18 nëntor 2018 Panairi i III-të Ndërkombëtar i Organizatave të Shoqërisë Civile. Fondacioni “ALSAR” mori pjesë në këtë panair, krahas 170 organizatave nga 40 vende të ndryshme të botës.Çeljen e panairit e inauguruan përfaqësues të institucioneve turke, të cilët gjatë fjalëve të tyre përshëndetëse, vlerësuan rolin dhe rëndësinë e organizimit të tij, duke e konsideruar atë një ngjarje të rëndësishme, që prezanton aleancën e vlerave të organizatave e shoqerise civile kudo në...