Në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, u zhvillua mbrëmjen e djeshme në sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë “Sofra Tiranase 2020”. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm anëtarë dhe miq të shoqatës “Tirana”, përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete të shoqërisë, artit dhe kulturës kryeqytetase, si dhe përfaqësuesve të familjeve të shquara tiranase.Në sofrën tiranase u vlerësuan edhe disa nga njerëzit më të spikatur në të gjitha fushat, të cilat kanë kultivuar e mbajtur gjallë traditën dhe krenarinë e...
I dhënë fort pas përkujtimit të ngjarjeve me rëndësi kombëtare, Fondacioni “ALSAR” mblodhi sot, më 1 nëntor, në hotelin “Tirana International”, akademikë, historianë, intelektualë dhe politikanë në 140-vjetorin e themelimit të Shoqërisë së Stambollit.Aktiviteti u organizua vetëm pak kohë pasi Fondacioni “ALSAR” botoi dhe një pëmbledhje studimesh dhe artikujsh mbi krijimin e kësaj shoqërie.Shoqëri e të Shtypuri Shkronja Shqip do të themelohej më 12 tetor të vitit 1879, dhe me fjalët e Sami Frashërit, kishte për qëllim “të ngjallurit e...
Botimet më të fundit të Fondacionit “ALSAR”, dy vepra të atdhetarit Pashko Vasa, kanë mbledhur në Hotel Tirana këtë të mërkurë figura të njohura të fushës akademike. Promovimi i veprave “E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët” dhe “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare” u bë në sallën “Balsha”. Të pranishmit e shumtë në aktivitetin promovues dëgjuan fillimisht fjalën e kryetarit të Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra. Fjala e tij u përqendrua te figura e Pashko Vasës...