• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në kuadër të realizimit të projekteve humanitare të kushtuara ndihmës për fëmijët jetimë, Fondacioni ALSAR bëri javën e kaluar shpërndarjen e një sasie me pako ushqimore.Pranë ambienteve të fondacionit u krye shpërndarja e ndihmës në ushqime për 50 jetimë, e marrë prej tyre dhe familjarëve që i shoqëronin.Aktivitetin e mundësoi EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.Shpërndarja i përkiste ndihmës periodike ushqimore të dhënë nga ky ent për fëmijët jetimë nën kujdesin e ALSAR-it.Aktivitetet humanitare për jetimë kanë...

Kryetari i Fondacionit ALSAR ka vizituar në Ankara dhe selinë e Konfederatës HAK-İŞ, entit të njohur sindikal në Turqi.  Ai është pritur nga kryetari i konfederatës, z. Mahmut Arslan, i cili i ka uruar mirëseardhjen.  Bashkëbisedimi gjatë vizitës ka krijuar mundësinë për t’u njohur me aktivitetet e dy institucioneve gjatë kësaj periudhe dhe për të shkëmbyer ide për forcimin e bashkëpunimit kur është folur në terma konkretë të interesit reciprok. Z. Mahmut Arslan falënderoi z. Mehdi Gurra për bashkëpunimin institucional...

Në vargun e takimeve që po zhvillon në Turqi, posaçërisht në Ankara, në kuadër të një vizite pune, kryetari i Fondacionit ALSAR është pritur dhe nga drejtuesi i sindikatës turke të Shëndetësisë. Z. Devlet Sert, një mik, bashkëpunëtor e mbështetës prej një kohe të gjatë i Fondacionit ALSAR, e priti z. Mehdi Gurra në selinë e sindikatës dhe pati me të një bisedë të ngrohtë.Ai i shprehu vlerësimet mikut nga Tirana për aktivitetet e kryera nga Fondacioni ALSAR gjatë vitit...