Produkt i aktivitetit botues të Fondacionit ALSAR në këto ditë përcëlluese gushti, ku thuajse gjithçka ka ndalur, por jo ai, është dhe libri i një studiuesi të mirënjohur të përtej kufirit e që meriton respekt pa kufi për punën e palodhur krijuese.Kontribues këmbëngulës në pasurimin e kulturës islame shqiptare, i pandalur në të shkruar, autor i dhjetëra librave të botuar, studiuesi Nexhat Ibrahimi i paraqitet libërdashësit shqiptar me një tjetër vepër.“Alkimia e shpirtit në epokën e tejmodernizmit” sapo e ka...
Ditë më parë doli nga shtypi botimi, “Kullat e sahatit në Shqipëri – historia dhe arkitektura”, i autorit Dritan Çoku. I botuar nga Fondacioni ALSAR, libri është një monografi për këtë gjini ndërtimore.Ky studim monografik me mbi 400 faqe është i ndarë në katër kapituj, duke i trajtuar në çdo aspekt kullat e sahatit, historikun e tyre, ndërtimin, e çdo veçori tjetër. “Historia e kullave të sahatit dhe rrethanat e krijimit të tyre në qytetet shqiptare” është titulli i kapitullit...
Etnokultura shqiptare është temë e botimit më të ri të Fondacionit ALSAR.I dalë tani nga shtypi, “Horizonte etnokulturore” ka për autor prof. dr. Ramazan H. Bogdanin, “Mjeshtër i Madh”.Vepra është përmbledhje e punës së gjatë studimore së shkruesit të saj, e aktivitetit intensiv në art dhe shkencë.Etnokultura dhe autobiografia përbëjnë dy linjat në të cilat është ecur në vepër, të pandara siç duket nga shkrirja e jetës së autorit në profesionin të cilit i kushtoi dekada të tëra mbushur me...