• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Republikës së Turqisë Z. M.Ahmet Yörük dhe bashkëshortja e tij zonja Ayşegül Erdal Yörük, vizituan Fondacionin “ALSAR”.  Miqtë e nderuar u pritën me ngrohtësi nga një grup prej 50 fëmijësh jetimë, të cilët ishin veshur me kostume popullore në respekt të traditës dhe të mikpritjes shqiptare.Z.Mehdi Gurra kryetar i Fondacionit “ALSAR”, bëri një prezantim të veprimtarisë së Fondacionit dhe arritjeve të tij në përmbushje të misionit arsimor, kulturor, dhe humanitar. prej themelimit të tij dhe...

Nën moton të njohim trashëgiminë kulturore e historike të vendit tonë, Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Bashkinë Konispol dhe drejtorinë e shkollës “Bido Sejko” të atij qyteti, organizuan programin kulturor “Udhëtim nëpër Shqipëri” me pjesëmarrjen e një grupi nxënësish të përzgjedhur nga kurset e mësimdhënies së gjuhës turke.Kjo veprimtari kulturore konsistonte në njohjen e nxënësve me vlerat e kulturës, traditës, e historisë së vendit tonë, duke u ofruar atyre një udhëtim mbresëlënës, një guidë të pasur kulturore, historike e turistike...

Dhjetëra fëmijë kanë nisur prej ditësh shkollën verore, një projekt i përvitshëm i Fondacionit ALSAR. Me kohëzgjatje njëmujore, ajo ju jep mundësi fëmijëve të marrin dije shtesë, të vlefshme për formimin e duhur të karakterit të tyre.Mësimet e përqendruara në tematikën edukativo-besimore, të dhëna në shkollën verore, e bëjnë atë tërheqëse për fëmijët që duan ta kalojnë verën sa më mirë e më bukur.E hapur në kryeqytet, ajo po ndiqet nga 40 fëmijë jetimë, të vëmendshëm në çdo mësim të...