Në prag të hapjes së Panairit të Librit në kryeqytet, Fondacioni “ALSAR” ka shpërndarë qindra libra në qytetin e Shkodrës.“Libri, dhurata më e çmuar” është një prej shumë projekteve të fondacionit të vënë në jetë me sukses. Ndalesa e radhës ishte këtë herë në Bibliotekën e Shkodrës “Marin Barleti”, përzgjedhur nga Fondacioni “ALSAR”.Bibliotekës “Marin Barleti” i janë dhuruar 650 libra. Këto libra do t’u shërbejnë kryesisht studentëve, dhe janë më së shumti të karakterit historik, ku nuk mungojnë dhe botimet...
Kryeqyteti i Kosovës i ka patur për zemër kohët e fundit në veçanti botimet e Fondacionit “ALSAR”, me dy promovime të njëpasnjëshme brenda pak ditëve. Është folur në Prishtinë për dy botime krejt të veçanta, janë analizuar ato hollësisht, e u është dhënë zë në mjedisin e lexuesve të zgjedhur.Ditë më parë promovohej në Prishtinë botimi anastatik i revistës “Diturija”, këtë të enjte iu la vend promovimit të librit të diplomatit Shaban Murati, “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës.”Si një...
U zhvillua në qytetin e Canakkales në Turqi, nga data 15 – 16 nëntor 2018, Konferenca Shkencore Ndërkombetare me temë “Emigrimi dhe Shoqëria” organizuar nga Universiteti “18 mars”.Fondacioni “Alsar” mori pjesë në zhvillimin e punimeve të kësaj konference në kuadër të marrëveshjes së përbashkët të bashkëpunimit, dhe mbajti në të referatin me temë: “Emigrimi, fenomeni që kanos të ardhmen e Ballkanit”Gjatë kësaj trajtese u hodh dritë mbi fenomenin e emigrimit në rajonin e Ballkanit, një dukuri kjo që po bëhet...