Fondacioni ALSAR organizoi para katër vitesh në Tiranë një konferencë shkencore ndërkombëtare për institucionin e vakëfit në Ballkan.Kumtesat e asaj konference shpalosën historikun e vakëfit, ndikimin e tij në jetën shoqërore të ballkanasve, dhe në veçanti të shqiptarëve në trojet e tyre në periudhën osmane.Suksesi i konferencës, niveli i lartë i diskutimeve dhe interesi i treguar nga publiku, e nxitën entin organizues të aktivitetit shkencor të mendojë përmbledhjen e kumtesave në një botim të posaçëm.Shtysa tjetër erdhi prej nevojës për...
Në kuadër të projektit, “Libri, dhurata më e çmuar”, u bë dhurimi i një numri të konsiderueshëm librash për bibliotekën e qytetit të Beratit, “Vexhi Buharaja”.Dhurata përbëhej nga 96 tituj të tematikave të ndryshme, në kopje të shumta. Botimet e Fondacionit ALSAR u mirëpritën nga institucioni, falënderues për kontributin e çmuar.Drejtori i bibliotekës do ta shprehte mirënjohjen në një fjalë të shkurtër në ceremoninë e dorëzimit të librave, në të cilën theksoi rëndësinë e librit në formimin kulturor të brezave...
Vargut të institucioneve me të cilat është bashkëpunuar për realizimin e projektit afatgjatë, “Libri, dhurata më e çmuar”, iu shtua dhe Kolegji Universitar “Pavarësia” në Vlorë.Me një organizim të përbashkët të Fondacionit ALSAR dhe Kolegjit Universitar “Pavarësia”, u dhuruan për këtë institucion të arsimit të lartë dhe për studentët e tij rreth 50 tituj librash, në dhjetëra kopje.Në ceremoninë e realizimit të projektit, zhvilluar në sallën e konferencave, iu drejtua të pranishmëve drejtori administrativ i Fondacionit ALSAR, z. Saimir Rusheku.Pas...