• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në mesin e muajit të Ramazanit, të agjërimit, të shprehjes së përshpirtshmërisë dhe adhurimit, Fondacioni ALSAR shtroi një iftar në Hotel “Tirana International”.Iftarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre personalitete të fushave të ndryshme, drejtues lokalë, përfaqësues të trupit diplomatik, mysafirë nga përtej kufijve shtetërorë, politikanë, pjesëtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, hoxhallarë, bashkëpunëtorë të ALSAR-it dhe admirues të aktivitetit të tij.Kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, ua uroi të pranishmëve mirëseardhjen ndërsa mbajti një fjalë të shkurtër.Ai shprehu...

Fondacioni ALSAR sapo ka bërë botimin e dytë të serisë prej gjashtë librash kushtuar së shkuarës së Shkupit, Selanikut, Prizrenit, Pejës, Manastirit dhe Janinës.Botimin e dytë në një kohë kaq të shkurtër nga dalja e të parit e nxiti interesi i madh me të cilin u pritën fillimisht librat. Suksesi i botimit të parë çoi menjëherë në botimin e të dytit, për t’iu përgjigjur kërkesës së publikut.Botimet përmbajnë dokumente të qëmtuara në arkivat osmane në Stamboll, si dhe ilustrime të...

Në fokusin e veprimtarisë së Fondacionit ALSAR vazhdon të jetë dhe përgatitja sa më e mirë e imamëve, teorike dhe praktike, për të qenë të aftë ta ushtrojnë si duhet detyrën.Një aktivitet i tillë për përgatitjen e imamëve u zhvillua gjatë tre ditëve në Golem, më 24-26 mars.Projekti i trajnimit, një organizim i përbashkët i Fondacionit ALSAR dhe Hayrat-it, me qendër në Turqi, mblodhi 25 imamë nga qytete të ndryshme të vendit.Tre lektorë nga Turqia, profesorë të teologjisë, mbajtën leksione...