Në ambientet e Fondacionit ALSAR u mirëprit për një vizitë rektori i Universitetit “Ondokuz Mayıs” (“Nëntëmbëdhjetë Maji”) të Samsunit, në Turqi.Mikut nga Turqia ia uroi mirëseardhjen kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.Prof. dr. Yavuz Ünal, shoqërohej nga një prej zëvendësrektorëve dhe nga përgjegjësi për studentët e huaj në Universitetin “Ondokuz Mayıs”.I pranishëm në vizitë ishte dhe atasheu për arsimin pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Metin Bulut.Delegacionin e bashkëshoqëronte një përfaqësi e shoqatës së esnafëve të...
Komedia e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun artdashës, “Shi në plazh”, me skenar të të ndjerit Teodor Laço, është vënë në skenë në Pallatin e Kulturës të Kukësit nga gjimnazistë të shkollës së mesme “Havzi Nela” dhe nga ndjekës të kurseve të gjuhës turke në qytetin verior.Veprimtaria artistike u ideua nga Qendra Kulturore e Bashkisë së Kukësit për të gjallëruar jetën kulturore-artistike të qytetit pas pandemisë, duke patur në qendër të vëmendjes brezin e ri.Vënia në skenë e...
Fondacioni ALSAR hapi sot dyert për të pritur mysafirë për Fitër Bajramin.Autoritete, personalitete dhe bashkëpunëtorë, u pritën nga kryetari i Fondacionit ALSAR, me të cilin shkëmbyen urimet e përzemërta.Z. Mehdi Gurra priti kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, dhe prefektin e qarkut të Tiranës, z. Afrim Qëndro.Mysafirët i uruan festën z. Mehdi Gurra, për të vijuar më pas me të një bisedë të lirshme.Mes vizitorëve të shumtë ishte dhe kryetari i shoqatës “Tirana”, z. Arben Tafaj, urues gjithashtu...