• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Botimet ALSAR nxorën nga shtypi tre libra të autorit turk Adem Özköse, “I burgosuri”, “Udhëtimi” dhe “Autostop në xhennet”.Gazetar për nga profesioni, ndjekës nga afër i krizave dhe luftërave në rajone të ndryshme, me përvoja dhe dramatike në punën e tij, Adem Özköse i ka shkruar këto libra për të rrëfyer realitetet ku është gjendur, historitë që ka dëgjuar, për të përcjellë përjetimet në udhëtimet e shumta nëpër botë.“Ajo që kaluam pas rrëmbimit,” shkruan ai, për shembull, tek ‘I burgosuri’,...

Sapo e ka parë dritën e botimit vepra, “Studim mbi teorinë e të drejtës islame”, e autorit Sava Pasha.Botimet ALSAR kanë nxjerrë nga shtypi një vepër dyvëllimëshe dhe në dy gjuhë, në shqip dhe në origjinalin në frëngjisht. Ajo paraqet interes në shumë aspekte, si trajtesë e një teme me kompleksitet dhe ndjeshmëri të lartë, me një qasje historike, filozofike dhe jurisprudenciale, shkruar nga pozitat e një të krishteri.Autori, Sava Pasha, sipas asaj çka shkruhet në jetëshkrimin për të dedikuar...

Në Fondacionin ALSAR bëri një vizitë drejtori i projekteve të WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani.Z. Mehmet Bakıcı ia uroi mirëseardhjen kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, në zyrën e të cilit u zhvillua më pas një bisedë miqësore.Thellimi i bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta humanitare e mbizotëroi tematikën në bisedë. U diskutua për zgjerimin e projekteve dhe mundësitë për projekte të reja.Trajtimi i perspektivave të ndërveprimit ishte pjesë e natyrshme e bisedës.WEFA është një prej organizatave...