Jetimë nën përkujdesin e Fondacionit ALSAR u ndihmuan në ditët e solidaritetit që e shoqërojnë Kurban Bajramin dhe nga EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.Artikuj të domosdoshëm ushqimorë u dhuruan në pako për jetimë, në një aktivitet shpërndarës në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR.Ndihma ishte për 50 fëmijë, të shoqëruar nga të afërm të tyre në veprimtarinë shpërndarëse.Me projekte të ngjashme humanitare janë ndihmuar brenda një kohe fare të shkurtër qindra jetimë, për të cilët kujdesi...
Ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR pritën nëna jetimësh të ardhura për të marrë ndihma në ushqime, dhënë me mbështetjen e WEFA-s, organizatës me qendër në Gjermani.Kontributi humanitar përbëhej nga 100 pako me artikujt bazë ushqimorë; një ndihmë e mirëpritur në mesin e një vale të rritjes së çmimeve.Dhënia e ndihmës ushqimore për jetimët dhe familjet e tyre u bë në kuadër të aktivitetit humanitar të WEFA-s të kryer gjatë këtyre ditëve në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR.Ai përfshinte gjithashtu dhurimin...
Kontributi i HASENE-së, me qendër në Gjermani, nuk u kufizua gjatë këtyre ditëve vetëm në projektin e kurbaneve të Fondacionit ALSAR.Në kornizat e një tjetër projekti humanitar, përfaqësuesit e HASENE-së mbështetën dhurimin e veshmbathjeve për fëmijë jetimë.Pantallona, bluza dhe atlete iu dhuruan 510 jetimëve, të gjithë të trajtuar periodikisht me ndihma nga Fondacioni ALSAR.Ambientet e fondacionit gumëzhinë prej fëmijëve të ardhur për të marrë veshjet dhuratë.Projekti i jetimëve, përmes së cilit HASENE i dhuroi veshmbathjet, ishte një prej aktiviteteve bamirëse...