Lidhja e Hoxhallarëve, një organizëm i mirënjohur në mesin e besimtarëve muslimanë, ka shpërndarë ndihma ushqimore në disa qytete për imamët.Në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, pakot me ushqime u shpërndanë për imamë në Tiranë, Elbasan, Dibër, Bulqizë dhe Malësi të Madhe.Një veprimtari humanitare e kushtuar ditëve të solidaritetit human në Ramazan, gjatë së cilave bëhet më e dukshme dhe më e fortë ndjenja e vëllazërisë njerëzore.Si ndihmë u shpërnda një sasi prej rreth 250 pakosh me artikuj ushqimorë.Qindra dhe mijëra...
Një prej veprimtarive humanitare tradicionale në Ramazan është shtrimi i iftareve, ku thirren për të ngrënë bashkë njerëz të ndryshëm, besimtarë, banorë, njerëz në nevojë, etj.Fondacioni ALSAR ka tashmë një traditë të konsoliduar të shtrimit të iftareve, të çuar më tej me mbështetjen e bamirësve të ndryshëm.Një prej kontribuesve në Ramazan në shtrimin e iftareve është dhe HASENE, partnere e ALSAR-it në realizimin e projekteve të përbashkëta humanitare.Kjo organizatë ndihmash me qendër në Gjermani shtroi në ditët e fundit të...
Ditëve të solidaritetit human në Ramazan u është bashkëngjitur dhe shoqata e ndihmave humanitare me qendër në Turqi, İyiliğe Çağrı Uluslararası İnsani Yardım Derneği.Nëpërmjet bashkëpunimit me Fondacionin ALSAR, İyiliğe Çağrı ka shpërndarë ndihma në ushqime, ka dhuruar veshmbathje për jetimë dhe ka shtruar iftare.Përgjatë kësaj jave, në katër ditë, janë shpërndarë 200 pako me ushqime. Për invalidë në Tiranë të shoqatës “Shpresë për jetën” janë dhënë 100 pako ushqimore. Në Durrës dhe Elbasan kanë qenë përfitues të një sasie pjesëtarë...