SOLIDARITETI HUMAN NË PRAG TË MUAJIT TË BEGATË TË RAMAZANIT: KONTIGJENTI I I-RËFondacioni ”Alsar” me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit, në kontekstin e ndërmarrjes së nismave për promovimin e vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave të varfra shoqërore, tashmë me një traditë 12- vjeçare ka nisur platformën e tij të veprimtarive me karakter social dhe humanitar për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të kategorive sociale në nevojë duke kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre...
Në kuadër të angazhimeve për të ofruar mbështetjen e tij në ndihmë të banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë së qytetit të Shkodrës, realizoi më datë 09 prill 2018 projektin e dhurimit të ndihmave humanitare të dërguara nga Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave Humanitare ”IHHNL” me qendër në Holandë, duke e konsideruar atë si një akt solidariteti human, në ndihmë të 300 familjeve të njësive administrative Ana...