• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në kuadër të aktivitetit të tij humanitar, Fondacioni ALSAR i dhuroi spitalit të Peshkopi dy aparatura dialize, si ndihmë në përmirësimin e kushteve spitalore për t’u shërbyer sa më mirë të sëmurëve.Dhurimi i aparaturave të përdorura të dializës u krye në bashkërendim me Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin verilindor. Projektin e mbështeti IHH me qendër në Holandë, partnere energjike e ALSAR-it në një varg veprimtarish humanitare.Ceremonia e dorëzimit të aparaturave të dializës u zhvillua sot, më 7 tetor, në...

Gjithanshmëria e ndihmës së dhënë për 200 fëmijë jetimë në Tiranë të hënën e fundit të shtatorit u plotësua me veshmbathjet e dhuruara atyre.Pas marrjes së ndihmës periodike financiare, çantave dhe mjeteve të tjera shkollore, për jetimët u dhuruan dhe veshmbathje, pantallona, bluza dhe atlete.Veprimtarinë dhuruese të Fondacionit ALSAR e mbështeti IHH me qendër në Holandë.Aktiviteti humanitar i ALSAR-it i kushtuar fëmijëve jetimë ka në historikun e tij shumë projekte ndihmash, realizuar me sukses në të katër anët e vendit.Qindra...

Me hyrjen e vjeshtës, ditët e ftohta nuk duken më aq larg sa ç’ishin në gushtin përvëlues. Dimri do të nisë të trokasë pak nga pak, duke sjellë dhe nevojën për t’u ngrohur.Fondacioni ALSAR i paraprin stinës së ftohtë me nisjen e projektit të shpërndarjes së ndihmave dimërore për familje në nevojë.Mes të parëve që e përfituan ndihmën këto ditë ishin 100 familje të fëmijëve jetimë në Tiranë. Për çdonjërën prej tyre u dhanë nga tre batanije.Projektin e mbështeti IHH...