Kurban Bajrami është festë e sakrificës, e devotshmërisë njerëzore dhe e shprehjes së solidaritetit me të tjerët. Mishi i kurbanit të prerë ndahet për ta ndarë sakrificën dhe kënaqësinë e festës me njerëzit që na rrethojnë. Gëzimin e Kurban Bajramit duhet ta ndiejë çdokush!Dhe si për çdo Kurban Bajram, në 15 vite aktivitet, Fondacioni ALSAR e ka treguar solidaritetin me njerëzit në nevojë me shpërndarjen e mishit të kurbanit për mijëra familje anekënd vendit.Ajo çka mund të duket si një...
Në vrullin e aktivitetit të pandërprerë humanitar, për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë dhe institucioneve të ndryshme, Fondacioni “ALSAR” siguroi kohët e fundit një sasi ndihme në artikuj higjienikë dhe aparatura mjekësore.Ndihma përbëhej nga 937 koli me artikuj higjienikë, ndryshe pelena higjienike, apo “pampers”, të përmasave të ndryshme dhe për mosha të ndryshme, nga të vegjël në të moshuar, dhe dy aparatura dialize.Sasia e artikujve higjienikë iu dha Bashkisë së Tiranës, për t’u shpërndarë prej saj për nevojtarë...
Fëmijët jetimë zënë një vend të posaçëm në aktivitetin humanitar të Fondacionit “ALSAR”. Përkushtim i madh, energji të shumta, dhjetëra projekte, kushtuar të gjitha mbështetjes konkrete, ndoshta jetike, për këtë pjesë të shoqërisë sonë, jo të paktë në numër.Si “Alternativa e së ardhmes”, fondacioni u ka dhënë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre ndihmë dhe mbështetje të pareshtur, shtrirë në vite dhe në shumëllojshmëri. Prania e “ALSAR”-it tek ta është e gjithkundshme, si një strehë ku përkujdesja nuk mungon asnjëherë.Financiare,...