Pas argëtimit këtë të mërkurë me lojëra të ndryshme në qendrën zbavitëse, fëmijët shijuan ushqimin e drekës së përbashkët, nën shoqërinë e më të rriturve, familjarë të tyre.Dreka përbënte një lloj mbylljeje të pesë ditëve të mbushura me aktivitet humanitar në ndihmë të jetimëve.Vizitat në shtëpi jetimësh, shpërndarja e dhuratave dhe pakove ushqimore, organizimi i veprimtarisë argëtuese në qendrën e lojërave, i paraprinë uljes së përbashkët sot në tavolinë.Veç ushqimit të shijuar së bashku, dreka i shërbeu njohjes dhe miqësimit...
Për pesë ditë me radhë, nga fundi i javës së kaluar dhe fillimi i kësaj jave, po kryhen vizita në shtëpi të jetimëve, për të përçuar në çdo familje të vizituar ndjenjën e solidaritetit dhe për ta ndihmuar njëkohësisht.Vizitat, në ditë solidariteti me njerëz në nevojë, janë në 50 familje në kryeqytet dhe në qytete të tjera.Çdo vizitë e bërë shërben për ta njohur më mirë realitetin e tyre. Bisedat e ngrohta me familjarë shoqërohen me dhurimin e pakove ushqimore...
Pjesë e veprimtarive humanitare të kushtuara fëmijëve jetimë gjatë këtyre ditëve ishte dhe shpërndarja e pakove me ushqime.Mjedisi i Fondacionit ALSAR gumëzhiu nga të ardhurit e shumtë për të tërhequr ndihmën në ushqime, fëmijë jetimë dhe familjarë të tyre.Në ditë të solidaritetit human me njerëz në nevojë, kjo ndihmë ushqimore u shpërnda për banorë të Tiranës dhe të qyteteve përreth.Numri i përgjithshëm i pakove të shpërndara për nevojtarë ishte 300, me artikujt më bazë ushqimorë në to.Të shumta janë projektet...