Fondacioni ALSAR realizoi të shtunën e 19 nëntorit projektin e shpërndarjes së mishit “Adak” për familje të fëmijëve jetimë të Tiranës.Shpërndarja u bë në kuadër të aktivitetit humanitar të fondacionit, të mbështetjes së shtresave në nevojë dhe të ndihmës së vazhdueshme për jetimët dhe familjet e tyre.Mish “Adak” u shpërnda për 300 familje jetimësh, të mbledhur në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR.Kjo veprimtari humanitare në ditë të solidaridetit human me njerëz në nevojë përsëritet vit pas viti, si ndihmë...
I gatshëm për të dhënë ndihmë aty ku është e nevojshme, Fondacioni ALSAR zhvilloi të martën një aktivitet humanitar në Tropojë.Në suazën e projektit të emergjencave civile, u ndihmuan me ushqime dhe batanije familje tropojane të prekura nga përmbytjet e pak ditëve më parë.Shpërndarja u bë në bashkëveprim me pushtetin lokal, ndërsa i gjithë aktiviteti u bë i mundur falë mbështetjes së WEFA-s, organizatës partnere të ndihmave me qendër në Gjermani, përfaqësuesit e së cilës ishin të pranishëm dhe aktivë...
Në kuadër të zbatimit të projekteve humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë, të komuniteteve dhe institucioneve të ndryshme, një dhuratë e veçantë i është bërë Myftinisë së Malësisë së Madhe.Drejtuesve të kësaj myftinie iu dorëzua një mjet për shërbimet funerale, i nevojshëm për përgatitjen e të ikurve nga kjo jetë për shtënien në dhé.Akti i dorëzimit të mjetit të dhuruar u krye në Koplik në praninë e përfaqësuesve të Fondacionit ALSAR dhe të myftinisë.Falënderime u shprehën nga marrësit e...