• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ në ditën e sotme u dhuruan pako me mishi ‘Adak’ për familjet e jetimëve ku nga ky projekt përfituan 30 familje jetimësh. Ky projekt u mundësua me anë të një donatori nga Turqia.

Ashtu si në ditët e kaluara në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë, ‘Fondacioni Alsar’ shtroi iftar për banorë, besimtarë e nevojtarë në xhaminë e Fushë-Krujës.Në Fushë-Krujë u shtrua iftar për 100 persona ku morën pjesë përfaqësues të ‘Fondacionit Alsar’ sëbashku me përfaqësuesit e organizatës humanitare ‘IHHNL’.‘Fondacioni Alsar’ dhe partnerët e tij do e zhvillojnë shtrimin e iftareve deri në ditën e fundit të Muajit të Ramazanit pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë.

Ashtu sikurse njoftuam në ditën e shkuar, ‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHH’ me qendër në Hollandë, në kuadër të Muajit Ramazan, e shtriu aktivitetin solidarizues dhe humanitar në veri-lindje të vendit.‘Fondacioni Alsar’ ndoqi intenerarin e shpërndarjeve të pakove ushqimore në aksin MilotRrëshen-Burrel-Klos-Peshkopi-Kukës, ku për jetimët dhe familjet në nevojë të këtyre qyteteve u dhuruan 200 pako me produkte të ndryshme ushqimore.Ndihmat në kuadër të Muajti të Ramazanit janë ndihma të një rëndësie të veçantë si shenjë të...