• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në vijim të një tradite shumëvjeçare të Fondacionit ALSAR, ka nisur dhe në këtë Ramazan shtrimi dhe dhënia e iftareve për agjërues dhe shtresa në nevojë.Si një aktivitet humanitar me karakter ndihmues dhe solidarizues, shtrimi i iftareve vazhdon prej disa ditësh.Ai do të realizohet deri në fund të muajit të Ramazanit, duke u ofruar iftar 100 personave në ditë, vakte të ngrohta ushqimi për pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme.Zhvillimi i aktivitetit është në dy forma, si shtrim iftaresh kolektive me...

Fondacioni ALSAR e ka vijuar fushatën e ndihmave humanitare në muajin e Ramazanit me shpërndarjen e mishit “Adak” për familje jetimësh.Jetimë dhe familjarë të tyre, përgjithësisht nëna, janë mbledhur në mjediset e brendshme të fondacionit për të marrë ndihmën në mish.“Adak” është dhënë për 20 familje jetimësh. Projekti humanitar është mbështetur nga dhurues të ndryshëm.Ditët e solidaritetit human në Ramazan karakterizohen nga veprimtari të ngjeshura humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.Shumë prej aktiviteteve zhvillohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë...

Fëmijët jetimë ishin kryefjalë e aktivitetit humanitar të zhvilluar sot, më 28 mars, në ambientet e Fondacionit ALSAR.Në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan dhe projekteve humanitare në realizim gjatë këtij muaji, për jetimë u shpërndanë ndihma në veshmbathje.Një grup dhuruesish në Holandë bënë të mundur një kontribut në veshmbathje për 50 fëmijë jetimë.Në dhënien e veshmbathjeve dhuratë fëmijëve mori pjesë si koordinator dhe përfaqësues i dhuruesve z. İsmet Yen.Me kontributin e të njëjtëve dhurues janë shpërndarë dhe...