• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në ditën e djeshme, edhe pse fundjavë, Fondacioni ‘Alsar’ sëbashku me partnerët e organizatës humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë përmbushi nismën për të gëzuar përgjatë Muajit të Ramazanit fëmijët jetim dhe shtresat në nevojë.Në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ u dhuruan 100 pako me veshmbathje, zarfe ndihme ekonomike, 100 pako me produkte të ndryshme ushqimore.Në total nga projekti që startoi ditën e djeshme do përfitojnë rreth 360 familje, 450 persona për shtrimin e iftareve dhe 100 fëmijë jetim nëpërmjet dhurimit...

Starton projekti i iftareve në bashkëpunim me ‘WEFA’.Iftarin e mbrëmshëm ‘Fondacioni Alsar’ u gjend në xhaminë e fshatit Mënik ku hodhi siparin projekti i shpërndarjes të iftarit për 1000 persona në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’.Projekti ka si synim solidarizimin me çdo familje në nevojë dhe me çdo agjërues që Muaji i Ramazanit të kalohet sa më gëzueshëm.Projekti mbi shpërndarjen e iftarëve për 1000 persona do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në ditën e fundit të Muajit...

Në vazhdën e traditës së TIKA-s (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) në ndihmë të shtresave në nevojë, në katër qytete të Shqipërisë përkatësisht Tiranë, Lushnje, Divjakë dhe Fier u shpërndanë farëra bujqësore dhe plehra kimike për 50 familjet e jetimëve të suportuara prej vitesh nga ‘Fondacioni Alsar’Farërat bujqësore të dhuruara familjeve të jetimëve janë një mundësi e mirë shfrytëzimi ekonomik për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe në rritjen e nivelit ekonomik familjar por edhe në forcimin e marrëdhenieve...