Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në këto ditë qershori me zbatimin e projektit të ndihmës ekonomike për jetimët, për t’iu gjendur kështu pranë shtresave në nevojë.Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë ndihma ekonomike për 78 jetimë.Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt.Shpërndarja e ndihmave ekonomike ekskluzivisht për jetimët është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi përgjatë të gjithë aktivitetit të Fondacionit ‘Alsar’ ndër vite.
‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘Emin’ me qendër në Gjermani.Në Zall-Dajt u shtrua iftar për 100 persona ku morën pjesë përfaqësues të ‘Fondacionit Alsar’ sëbashku me përfaqësuesit e organizatës humanitare ‘Emin’.Iftaret e shtruara dhe të shpërndara nga ‘Fondacioni Alsar’ nuk kanë munguar asnjë ditë përgjatë muajit të Ramazanit ku shtresave në nevojë i është zgjatur dora e humanizmit për të kaluar një muaj Ramazani sa më të gëzueshëm.
Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ prej dy ditësh ndodhet në qytetet e prekura nga tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi në kuadër të ndihmave përgjatë muajit të Ramazanit.Prej dy ditësh ‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me organizatat humanitare partnere ka shpërndarë vakte të ngrohta iftari dhe ndihma ushqimore për banorët e Malatias, Hatait dhe Karamanmarashit ku në total janë shpërndarë mbi 1500 vakte iftari dhe ndihma ushqimore.Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ ishte prezent edhe fill pas valës shkatërruese të tërmeteve të 6...