• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR përcjell në këtë ditë me simbolikë të fuqishme urimin e përzemërt dhe gjithpërfshirës për një Kurban Bajram të gëzuar!U përjetoftë ky Kurban Bajram me përshpirtshmërinë e nxitur natyrshëm dhe vetvetiu nga domethënia e mbartur prej thellësisë së tij burimore!Na bëftë kjo festë më të njerëzishëm, më të prekshëm, më të prirur për t’iu gjendur pranë njëri-tjetrit, më të solidarizuar me vuajtjet e krijesave të tjera njerëzore afër dhe larg nesh!Akti i gatishmërisë së Ibrahimit, patriarkut të monoteizmit, për...

Fondacioni ALSAR organizoi fundjavën e sapolënë pas një ekskursion për ndjekëset e kurseve në kryeqytet, në mjediset e tij.Për të kaluar një kohë cilësore, në shoqëri dhe me zbavitje, për të shëtitur e për të parë gjëra të reja, qe menduar e planifikuar një vizitë në qytetet e Gjirokastrës dhe Përmetit.Të shoqëruara nga punonjës të Fondacionit ALSAR, njëzet vajzat patën mundësinë dhe kënaqësinë të shohin vendet më interesante të qytetit turistik të Gjirokastrës, të ecin në kalldrëmet e tij, të...

E shtuna e 24 majit qe një ditë ekskursioni për ndjekësit e kurseve fundjavore të mësim-edukimit në Devoll.Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe arsimore, Fondacioni ALSAR u dha mundësinë njëzet nxënësve nga Devolli të bëjnë një vizitë në kryeqytet, të kenë një shëtitje me plot argëtim dhe gjithashtu me shumë dobi.Njohja me kulturën, me trashëgiminë tonë kombëtare, dhe me kryeqytetin, përbënin veçorinë e ekskursionit.Nxënës e nxënëse të Devollit panë nga afër institucione dhe vende turistike të Tiranës, u njohën posaçërisht...