03
MarMe nisjen e ditëve të begata të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, Fondacioni ALSAR u përcjell të gjithë besimtarëve urimin për agjërim të lehtë e të pranuar te Zoti i gjithësisë!Privimet e këtij muaji le t’u shërbejnë agjëruesve për të përmirësuar qenien e tyre, brendinë dhe të jashtmen e tyre, për t’ua zbukuruar shpirtin, zemrën dhe sjelljen!Le të shndërrohet ky vrapim njëmujor drejt përsosjes dhe kërkimit të fitimit të kënaqësisë së të Plotfuqishmit në një pasion që do ta shoqërojë...
Pak kohë pasi Botimet ALSAR nxorën nga shtypi librin “Mësime rreth predikimit të Islamit – Strategjia e re e predikimit”, autori turk, Garip Sağlık, ka ardhur në vendin tonë për të mbajtur disa takime të dedikuara veprës së tij.Javën e kaluar, më 20 dhe 21 shkurt, takimet u mbajtën në Korçë, Elbasan dhe Tiranë.Teologë, intelektualë dhe besimtarë dëgjuan nga autori pikëpamjet e shtjelluara në libër mbi predikimin.Garip Sağlık u tha të pranishmëve se e trajton librin si një hyrje në...
Në kuadër të takimeve të tij të punës në kryeqendrën administrative të Turqisë, kryetari i Fondacionit ALSAR bëri një vizitë në ambientet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TİKA.Z. Mehdi Gurra u prit në Ankara në takime më vete nga kryetari i TİKA-s, z. Serkan Kayalar, dhe nga nënkryetari, z. Mahmut Çevik.Në atmosferë tejet mikpritëse, në takime u përcoll kontributi i jashtëzakonshëm i TİKA-s në vendin tonë dhe rëndësia e aktivitetit të gjerë të saj në forcimin e vazhdueshëm...