Në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR u shpërndanë për të dytën ditë me radhë pako ushqimore.Shpërndarja u bë në kuadër të projekteve humanitare dimërore, në ditë të solidaritetit human me shtresat sociale në nevojë.Atë e mbështeti EMİN, me qendër në Gjermani, mundësues dhe i disa veprimtarive të tjera humanitare.Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 114 familje jetimësh dhe në nevojë.Qindra jetimë dhe familje të tyre po ndihmohen në këto ditë dimri për t’i përballuar vështirësitë e stinës.
23
AprNjë tjetër projekt i realizuar të martën në ndihmë të jetimëve ishte dhe dhurimi i veshmbathjeve për një numër prej tyre.Të mbledhur në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR, 30 jetimë morën dhuratë veshmbathje të zgjedhura me kujdes për ta për stinën e dimrit.EMİN, me qendër në Gjermani, e mbështeti dhe këtë aktivitet, në kuadër të ndihmës dimërore.Ditët e solidaritetit human në dhjetor i karakterizojnë veprimtari të ngjeshura në ndihmë të shtresave në nevojë, më në veçanti në ndihmë të...
Në kuadër të ditëve të solidaritetit human me shtresat në nevojë dhe të realizimit të projekteve humanitare dimërore është bërë këtë të martë dhe dhurimi i batanijeve.Ndihmën e përfituan 32 familje jetimësh dhe në nevojë. Për çdo familje u dhanë dy batanije.Aktiviteti i zhvilluar pasoi një sërë veprimtarish dhuruese, në të cilat janë shpërndanë ndihma të tjera për familjet e jetimëve, si dru zjarri, soba dhe ushqime.Një gamë e gjerë aktivitetesh humanitare të dedikuara jetimëve dhe familjeve të tyre synon...