• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR zhvilloi të premten e 27 janarit disa aktivitete në qarkun e Kukësit. Një prej tyre ishte dhurimi i kompjuterave për institucionin e Prefekturës.ALSAR i erdhi në ndihmë këtij institucioni me pesë kompjutera, një printer dhe një pajisje për grirjen e letrave.Prefekti i qarkut, z. Ali Hallaçi, i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit, shprehu falënderimin dhe kënaqësinë për ndihmën me pajisje të tilla, si dhe çmoi bashkëpunimin e suksesshëm me Fondacionin ALSAR.Ndihma e dhënë i shërben rritjes së cilësisë...

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në këto ditë janari me zbatimin e projektit të ndihmave dimërore, për t’iu gjendur pranë shtresave në nevojë.Në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë ndihma në dru zjarri, në batanije dhe në veshmbathje për familje në nevojë dhe për familje jetimësh.Çdo përfitues i kësaj ndihme ka marrë një metër kub dru, dy batanije, si dhe veshmbathje. Shpërndarjen nuk e ka penguar moti me reshje të dendura.Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me...

Projekti humanitar i dhurimit të fidanëve të arrave pati këtë të shtunë të 24 dhjetorit fazën e tij përmbyllëse.Në Lushnjë, Fier, Gramsh dhe Kavajë u dhuruan fidanë arrash për 40 familje jetimësh.I nisur fillimisht në Tiranë, projekti do të vijonte realizimin në Bulqizë dhe Kukës, me shpërndarjen e fidanëve për banorë të atyre zonave, si dhe të Klosit, Burrelit e Tropojës.Ai u finalizua me sukses, duke u ardhur në ndihmë në total 93 familjeve të fëmijëve jetimë me shpërndarjen e...