• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Botimet ALSAR i sjellin lexuesit një autor me shumë emër, të suksesshëm dhe mjaft të dashur posaçërisht për të vegjlit.Sa e sa fëmijë i kanë lexuar përrallat e tij, i kanë dëgjuar dhe kanë zhvilluar përmes tyre imagjinatën. Lëvrues i spikatur i letërsisë për fëmijë, Gaqo Bushaka njihet për përrallat e shkruara me aq mjeshtëri dhe pritur aq mirë nga lexuesi së cilit i janë kushtuar.Ai na paraqitet tani me “Përrallat e hënës”, një botim i ri i sapodalë nga...

Atasoy Müftüoğlu, intelektual dhe autor turk i shumë librave, mbërrin te lexuesi ynë përmes një përkthimi në shqip të një analize të mprehtë e therëse për shoqërinë islame, për pozitën e pozicionimin e saj në botën e sotme, për mënyrën e të menduarit e të vepruarit, të kritikuar e të nxitur për të ndryshuar.Ai ka qenë në gjendje të pikasë dobësitë karakteristike që e kanë lënë botën islame në pozita të pavolitshme, duke guxuar t’u shkojë në rrënjë problemeve.Ndonëse jo...

Fondacioni ALSAR organizoi në Labinot-Katund, në Elbasan, një veprimtari të kushtuar ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.).Në xhaminë plot me besimtarë dhe besimtare u këndua Kur’an dhe u fol mbi të Dërguarin e Zotit, mbi sunnetin e tij, mbi trashëgiminë udhërrëfyese që ai i la njerëzimit.Këndimin e vargjeve kur’anore e bëri hafizi Osman Özmaden.Ndjekësit e veprimtarisë dëgjuan fjalën e kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, një ligjëratë të shkurtër për ditëlindjen e Profetit Muhamed (a.s.), për rëndësinë e përkujtimit të...