• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Pas Tiranës, pakot me ushqime të sjella nga HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, janë shpërndarë në Gramsh për familje në nevojë.Shpërndarja është bërë në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR dhe në bashkërendim me Bashkinë e Gramshit.Familjeve në nevojë u janë dhënë të martën 250 pako me ndihma, brenda së cilave gjenden artikujt më të nevojshëm ushqimorë.Kjo veprimtari bamirëse zhvillohet në prag të muajit të Ramazanit, në shprehje të solidaritetit human me shtresat më në nevojë.Aktiviteti humanitar i Fondacionit...

Ditët para dhe gjatë muajit të Ramazanit karakterizohen në Fondacionin ALSAR nga shprehja e papushimtë e solidaritetit human me shtresat më në nevojë të shoqërisë.Veprimtaritë e përditshme të shpërndarjes së ndihmave ushqimore zhvillohen në bashkëpunim me institucione partnere.Me një prej tyre, HASENE-në, me qendër në Gjermani, nisi të hënën shpërndarja e ndihmave me pako ushqimore për familje në nevojë.Shpërndarja në Tiranë u bë në bashkërendim me Bashkinë e kryeqytetit, në 12 njësi administrative.Për nevojtarët u dhanë 500 pako ushqimore, shpërndarë...

Fondacioni ALSAR e ka kthyer në traditë nisjen e shpërndarjes së ndihmave ushqimore në prag të Ramazanit, që vazhdon më tej gjatë gjithë këtij muaji të bekuar me një intensitet shumë më të lartë.Punonjësit e fondacionit e shkelin anë më anë vendin për t’u gjendur pranë nevojtarëve, për t’u ardhur në ndihmë dhe për t’i lumturuar sadopak nëpërmjet solidaritetit human.I tërë ky aktivitet humanitar mbështetet nga organizatat partnere, bashkëpunëtore dhe kontribuese për vite më radhë.Kështu, IHH-ja me qendër në Holandë...