• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) vazhdojnë realizimin e projekteve të përbashkëta në Ramazan, të ndarjes së ndihmave në pako ushqimore dhe të shtrimit të iftareve për bashkësi besimtarësh dhe komunitete në nevojë.Për banorë të Fushë-Krujës, besimtarë dhe nevojtarë, u shtrua mbrëmjen e së enjtes një iftar në oborrin e Xhamisë Arrameras.Në ambientin e rregulluar me kujdes dhe këndshëm për rreth njëqind veta, ngrënia e përbashkët e iftarit krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.Të pranishëm...

Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) vazhdojnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore në qytete dhe lokalitete të ndryshme të vendit në muajin e madhëruar të Ramazanit.Projekti i shpërndarjes së pakove me ushqime për jetimë dhe familjet e tyre, për nevojtarët, po realizohet ditë pas dite, ndërsa ndihma mbërrin aty ku nevojat janë të mëdha.Të premten, më 22 prill, u shpërndanë 160 pako me ushqime në Fushë-Krujë, Mamuras dhe Lezhë. Ndihma u prit krahëhapur nga banorë në nevojë,...

Durrësi, Kavaja, Peqini, Rrogozhina, Cërriku dhe Gramshi ishin ndalesat e radhës të automjeteve me ndihma ushqimore, destinuar për t’u shpërndarë në ditë të shprehjes së solidaritetit njerëzor në Ramazan.Për banorë në nevojë, jetimë dhe familjarë të tyre, u shpërndanë të enjten, më 21 prill, 200 pako me ushqime.Shpërndarja e këtyre ndihmave ushqimore është një sipërmarrje e përbashkët e Fondacionit ALSAR dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).Ajo ka nisur në Tiranë, ka vijuar në qytete të tjera, si një...