• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në Kahramanmarash, në epiqendrën e tragjedisë prej tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, ndodhet prej ditësh kuzhina lëvizëse e Fondacionit ALSAR.Punonjës të fondacionit u vijnë në ndihmë përmes saj banorëve me ushqim të ngrohtë, shpërndarë gjatë gjithë ditës, mëngjes, drekë dhe mbrëmje.Ende në javën e parë të qëndrimit në Turqi, kuzhina lëvizëse do të sigurojë ushqim të ngrohtë për të prekurit nga tërmetet për tre muaj. Në të përgatiten 15.000 racione në ditë, 5.000 për çdo vakt.Ndihma e këtillë humanitare është...

Goditur dhe shkatërruar prej tërmetesh të fuqishme të hënën e javës së kaluar, qytete dhe provinca të tëra në jug dhe juglindje të Turqisë janë në nevojë të ngutshme për ndihmë të gjithanshme.Në kuadër të dhënies së kësaj ndihme ka vajtur në Kahramanmarash dhe një grup punonjësish të Fondacionit ALSAR. Ata prej ditësh po kontribuojnë në terren me shpërndarje ndihmash për banorët.Aktiviteti i ngjeshur humanitar po zhvillohet në bashkëpunim dhe në bashkërendim me AFAD-in, Agjencinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe...

Në shprehje të solidarësisë me vuajtjet e popullit turk pas tërmeteve shkatërrimtare të 6 shkurtit, Fondacioni ALSAR dhe Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë po bashkëpunojnë prej ditësh për mbledhje dhe dërgim të ndihmave.Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në ambientet e Fondacionit ALSAR është bërë dorëzimi i një shume të konsiderueshme ndihme monetare të mbledhur nga LHSH-ja.Kreu i këtij institucioni, z. Sokol Kondakçiu, e dorëzoi shumën monetare prej 10.000 eurosh të mbledhur si ndihmë, në zyrën e kryetarit të ALSAR-it, z....