• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon mbështetjen ekonomike për fëmijët jetimë. Në ditën e sotme, në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ u zhvillua shpërndarja e çeqeve ku përfituan ndihmën ekonomike 270 fëmijë jetimë.Projekti u zhvillua në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘IHH’ me qendër në Hollandë.Projektet humanitare në mbështetje të fëmijëve jetimë zënë një vend të veçantë në aktivitetet e Fondacionit ‘ALSAR’.

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ‘ALSAR’ ka vijuar në këto ditë dhjetori me përmbushjen e projektit të ndihmave dimërore, për t’iu gjendur pranë shtresave në nevojë.Në qytetin e Bulqizës dhe të Peshkopisë janë shpërndarë ndihma në dru zjarri, në batanije dhe në veshmbathje për familje në nevojë dhe për familje jetimësh. Në qytetin e Peshkopisë shpërndarja e ndihmës u asistuar edhe nga bashkia e qytetit.Çdo përfitues nga ky projekt i ka përfituar një metër kub dru, dy batanije, si dhe veshmbathje...

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë u mundësua projekti i kurbaneve. Në këtë projekt përfituan 428 familje në nevojë.Mishi i kurbanit u shpërnda në qytetin e Tiranës dhe të Shkodrës ku në Tiranë përfituan familjet e fëmijëve jetimë gjithashtu edhe antarë të shoqatës së invalidëve ‘Shpresë për Jetën’.Në qytetin e Shkodrës aktiviteti humanitar i ‘ALSAR-it’ iu dedikua plotësisht antarëve të shoqatës ‘Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve’ dega Shkodër