• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në hovin e aksionit humanitar përgjatë muajit të Ramazanit, një prej veprimtarive të para në nisje të tij ishte dhe dhurimi i dhjetëra fidanëve për familje të jetimëve.Shpërndarja e këtyre fidanëve të ullirit do të bëhej në fshatin Varosh, në të dalë të kryeqytetit.Për familje të jetimëve u dhanë 30 fidanë ullinjsh, me pjesëmarrjen në aktivitet dhe të përfaqësuesve të entit dhurues.Kështu, ndihmën e bëri të mundur mbështetja nga Send A Little Hope, një organizëm humanitar me qendër në Britani.Fondacioni...

Jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga Fondacioni ALSAR bëri ditë më parë një vizitë sysh në një klinikë okulistike në Tiranë.Të njëjtën vizitë e kanë kryer dhe një grup tjetër prej 15 jetimësh.Tek ta është parë nëse kanë probleme me shikimin, dhe në ç’shkallë gjenden ato nëse janë konstatuar te fëmijët.Vizitat e jetimëve u kryen falë bashkëpunimit me klinikën “See Well Eye”.Ky bashkëpunim mundësoi analiza të hollësishme okulistike për 25 fëmijë jetimë në tërësi, në kuadër të aktivitetit humanitar të...

Me hyrjen e muajit të begatë të Ramazanit, ashtu si në vitet e shkuara, në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet është zhvilluar aktiviteti i shpërndarjes së pakove me ushqime për familje të fëmijëve jetimë.Shpërndarjes i ka paraprirë një ceremoni, me pjesëmarrjen e ambasadorit turk në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, koordinatorit të TİKA-s, z. Mustafa Ata, dhe kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.Ceremonia iu kushtua një aksioni të gjerë humanitar gjatë këtij muaji të mbështetur nga TİKA,...