Në muajin e fundit të vitit, ALSAR po zhvillon aktivitete humanitare në kuadër të realizimit të projekteve dimërore.Jetimët dhe familjet e tyre, të mbështetur pandërprerë nga fondacioni, janë sërish në fokusin e ndihmës, përfitues këtë herë të sobave për ngrohje dhe gatim njëkohësisht.Një sasi prej shtatë sobash është shpërndarë pranë ambienteve tona për jetimë të kryeqytetit, të ardhur për tërheqjen e tyre të shoqëruar nga familjarë, posaçërisht nga nënat.WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani, e bëri të...
Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR përmban gjatë dimrit realizimin e një vargu projektesh që synojnë të lehtësojnë për të ndihmuarit përballimin e veçorive të kësaj stine.Ndër projektet e përsëritura vit pas viti është ai i dhurimit të sobave për shtresa në nevojë.Kështu, në kuadër të një projekti të ndihmës dimërore, janë dhuruar soba për ngrohje për shkollën 9-vjeçare në Mushqeta dhe për të mesmen e bashkuar në Krrabë.Në aktivitetin e dhurimit morën pjesë administratori i njësisë Krrabë, nxënës, mësues dhe...
Fondacioni ALSAR e përjetoi me dhimbje largimin nga kjo botë të kryetarit të Shoqatës Tirana, me të cilin ka patur një bashkëpunim të gjatë dhe mjaft të suksesshëm.Arben Tafaj ishte një mik i vyer i institucionit tonë, një bashkëpunëtor i çmuar.Ai nuk do të ndalej në dy dekada e më shumë jetë si drejtues i Shoqatës Tirana në përpjekjen për t’i ngritur lart dhe përçuar vlerat e qytetit e të banorëve të hershëm të tij,kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve.Personalitet dhe...