• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR është vizituar në këtë muaj të madhërueshëm të Ramazanit nga një mysafir i çmuar dhe nga një bashkëpunëtor i hershëm, ish-kryetari i bashkisë së qytetit të Afjonit (Afyon) në Turqi, z. Burhanettin Çoban.Miku i nderuar shoqërohej në vizitën e tij nga biznesmeni i njohur në të njëjtin qytet, z. Hakan Mehmet Kocaşaban.Të dy kanë qenë të pranishëm gjatë vizitës në iftarin zyrtar të Fondacionit ALSAR të shtruar në mesin e javës së kaluar.Vizita është shfrytëzuar dhe për një...

Në kuadër të aktiviteteve në muajin e Ramazanit, Fondacioni ALSAR ka shtruar një iftar në qytetin e Kukësit.Në një nga restorantet e qytetit janë ftuar agjërues dhe agjëruese të moshave të ndryshme për një iftar të përbashkët.Në iftarin për 150 persona kanë qenë të pranishëm autoritete lokale, prefekti i Kukësit dhe kryetari i Bashkësisë së Kukësit.Kryetari i Fondacionit ALSAR dhe drejtori administrativ i tij ishin mes pjesëmarrësve, ashtu si dhe koordinatori i TİKA-s në Tiranë.TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe...

Fondacioni ALSAR nuk resht së zhvilluari aktivitete humanitare gjatë këtij Ramazani. Nga një qytet në tjetrin, nga një lokalitet në tjetrin, punonjësit e tij dërgojnë ndihma kudo dhe përcjellin ngrohtësi njerëzore.Segmenti ku ndihma e ALSAR-it mbërriti në këtë fundjavë përfshiu Milotin, Rrëshenin dhe Kukësin.Ndihma në ushqime ishte e destinuar për familje jetimësh dhe në nevojë. Shpërndarja në Kukës u krye në koordinim me bashkinë e qytetit.Sasia e ndihmës së shpërndarë përbëhej nga 300 pako me artikujt bazë ushqimorë.Ashtu si në...