Nëse kërkon një të përbashkët në tre shtyllat e aktivitetit të Fondacionit “ALSAR”, përkujdesin për fëmijët, sidomos për jetimët, e gjen si në aspektin humanitar, arsimor dhe kulturor.Kujdesi për ta i përket së shkuarës, së sotmes dhe së nesërmes së fondacionit. Në formim e sipër, të brishtë, ca prej tyre dhe pa ngrohtësinë e një familjeje të plotë, nevojën për ndihmë, për kujdes, për këshillë, e kanë të qenësishme, të domosdoshme. Filiza të së ardhmes, ata duhen ushqyer me edukatën...
Pas një shkëputjeje vitin e shkuar prej pandemisë, prej ditësh kanë nisur kurset verore të Fondacionit “ALSAR” për edukimin etiko-moral të fëmijëve.Hapja dhe zhvillimi i këtyre kurseve ka një traditë të krijuar prej kohësh, me zanafillë idenë dhe bindjen se e nesërmja e shoqërisë varet shumë nga mënyra si rritet sot brezi më i ri, fëmijët, si i jepet formë karakterit të tyre, si bëhen gati ata për të nesërmen, mbi ç’parime do të ndërtohet e ardhmja e tyre, si...
Përkushtimi i Fondacionit “ALSAR” për t’u ardhur në ndihmë nxënësve e studentëve të vendit në misionin e tyre të nxënies së dijes i dërgoi drejtuesit e tij në Shkodër këtë të mërkurë të 4 marsit.Qyteti është një vendmbërritje e shpeshtë për “ALSAR”-in, kontribues për mirëqenien e qytetarëve shkodranë sa herëështë parë e nevojshme dhe e arsyeshme. “ALSAR”-i u është gjendur atyre pranë në ditë të mira e të këqija, në përmbytje e përurime, në hall e gëzime.Universiteti “Luigj Gurakuqi” i...