• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Pas një procesi përzgjedhës, të bazuar në vlerësimet e komisionit prej tre anëtarësh e të kryesuar nga prof. dr. Seit Mansaku, Fondacioni ALSAR bën të njohur listën me emrat e studentëve që kanë fituar të drejtën e marrjes së bursës së ekselencës për vitin akademik 2021-2022.Përzgjedhja u mbështet në kriteret e përcaktuara të vlerësimit të dokumentacionit përkatës dhe në intervistat e studentëve.I konsideruar një projekt parësor dhe strategjik në fushën e aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR, “Programi i akordimit të...

Fëmijët që ndjekin kurset e gjuhës turke në Fondacionin ALSAR kanë patur mes tyre një mik të veçantë, atasheun e arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.Metin Bulut ka parë zhvillimin e procesit mësimdhënës në vizitën e tij dhe është përfshirë në të, ka biseduar me fëmijët dhe është njohur me ecurinë e kurseve.Atasheu ka patur mundësinë të vërejë nivelin mësimdhënës në këto kurse, të shohë përdorimin e mjeteve bashkëkohore gjatë shpjegimit të lëndës, e të kuptojë interesin...

Duke ndërthurur aktivitetin arsimor dhe humanitar, Fondacioni ALSAR vijon programin për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të shkollave publike.Në dy shkolla të Përrenjasit u dhuruan të mërkurën, më 6 tetor, çanta dhe mjete kancelarike për nxënësit, dhe botime të ALSAR-it për trupin pedagogjik.Ndihmat  u dhanë në Shkollën 9-vjeçare “Rrajcë-Fushë” dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Sali Halili”.Përfitues të ndihmave të ALSAR-it ishin 811 nxënësit e dy shkollave. Veç tyre, çdo pjesëtar i trupit pedagogjik të këtyre dy shkollave mori...