Në një ambient më të mbledhur, më të ngushtë, u mbajt dhe në Tuz programi fetaro-kulturor kushtuar të Dërguarit të Zotit me rastin e muajit të tij.
Me të njëjtin titull, “Mirë se erdhe mëshira e mbarë botës”, në program kishte lexim Kur’ani, ligjërata dhe këndim mevludi.
U ligjërua për Profetin Muhamed, a.s., për dritën që ai i solli njerëzimit, për besimin islam.
Të pranishmëve iu drejtua me një fjalë kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra. Dr. Hakan Kutlu, prof. dr. Hamdi Arslan dhe z. Sadush Tahiri patën peshën kryesore të programit, me lexim Kur’ani dhe ligjërata.
Programi fetaro-kulturor i mbajtur për tre ditë radhazi në Cërrik, Ulqin dhe Tuz ishte një organizim i Fondacionit ALSAR në bashkëpunim me entet lokale.


