• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Fondacioni ALSAR ka zhvilluar procesin përzgjedhës të studentëve që do t’u jepen bursa studimi për vitin akademik 2023-2024.Në shqyrtim u morën dosjet e aplikantëve, ndërsa vetë ata dolën para komisionit përzgjedhës. Vlerësime u dhanë për notat e tyre të larta dhe paraqitjen e mirë gjatë marrjes në pyetje.Si aplikues ishin studentë ekselentë të universiteteve publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Korçë. Rezultatet e procesit përzgjedhës qenë brenda pritshmërive.Komisioni bëri vlerësimet e duhura, shpalli konkluzionet, dhe renditi emrat fitues të...

Përgjatë ditës së sotme promovimi i veprave letrare nuk ka qenë aktiviteti i vetëm për ‘Fondacionin Alsar’. Pas aktivitetit të parë, për studentët e ekselencës në universitetet publike shqiptare u shpërndanë bursa ekselence.Nga akordimi i bursave të ekselencës përfituan tetëdhjetë studentë nga fakultete dhe degë të ndryshme për të cilët mbështetja nga ‘Fondacioni Alsar’ do të vijojë.‘Fondacioni Alsar’ do të jetë në krah të studentëve duke asistuar për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për mundësimin e studimeve në...

Fondacioni ALSAR shpërndau sot, më 16 mars, bursat e ekselencës të akorduara për studentë të degëve të ndryshme të Universitetit të Tiranës. Ceremonia e dhënies së bursave u zhvillua në një auditor të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, në bashkëpunim me dekanatin e tij.Të pranishmëve në ceremoni iu drejtua me një fjalë dekani i këtij fakulteti, prof. dr. Sabri Laçi, i cili u përqendrua te rëndësia e bashkëpunimeve me institucione të tilla si Fondacioni ALSAR në ndihmë të arsimimit...