Në kuadër të aktiviteteve tona arsimore dhe humanitare, në ditën e fundit të shtatorit u dhuruan çanta dhe mjete mësimore për nxënësit në shkollën e bashkuar të Kërrabës.Ndihmën e dhënë për të lehtësuar ndjekjen e shkollës e përfituan 150 nxënës, djem e vajza të zonës.Shpërndarjen e dhuratave shkollore e kryen punonjës të Fondacionit ALSAR, së bashku me një përfaqësues të donatorëve.Realizimin e projektit e mundësoi WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.Veprimtaria dhuruese në shkollën e Kërrabës përbënte fazën...
Aktiviteti i Fondacionit ALSAR përmban për çdo shtator zhvillime projektesh në fushën arsimore, në ndërthurje dhe me aspektin humanitar.Me dhurimin e ndihmave të ndryshme, përgjithësisht të mjeteve shkollore, ALSAR u gjendet pranë nxënësve dhe mësuesve, e jep kontribut për një proces të mbarë mësimor.Urimi në nisje të vitit të ri shkollor nuk është një përmbledhje e thjeshtë fjalësh, por pasohet me konkretizimin e vëmendjes për arsimin nëpërmjet veprimtarive të shumta dhuruese.Një javë pasi shkollat hapën dyert dhe pritën nxënësit, ALSAR...
Të vegjël e të rinj, djem e vajza, u kanë dhënë fund pushimeve të verës dhe kanë vërshuar sot në objektet e tyre shkollore. Mbërrijnë në shkollë me energji të reja dhe me synimin e përhershëm për të marrë dije, për t’u arsimuar e për t’u bërë të dobishëm për familjen dhe shoqërinë.Më të vegjlit ulen për herë të parë në bankat e shkollës, provojnë për herë të parë ndjesinë e qenies në një klasë, të ndjekjes së mësimit, e...